Japonia plan prej 580 miliardë eurosh në mbështjetje të ekonomisë

0

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga zbuloi sot një plan të ri ndihme për ekonominë japoneze prej më shumë se 580 miliardë euro, për financimin e masave shëndetësore dhe sociale lidhur me pandeminë, por gjithashtu për projektet në lidhje me zhvillimin e teknologjive të gjelbëra.

Plani japonez me një shumë totale prej 584 miliardë eurosh përfshin gjithashtu programet e kredive dhe shpenzimeve publike.

Ky njoftim erdhi ndërkohë që ekonomitë kryesore të botës vazhdojnë të prezantojnë plane masive ndihme në përpjekje për të kufizuar shkatërrimet nga kriza shëndetësore.

Artikulli i mëparshëmVrasja e Klodian Rashës, Meta: Prej 2 vitesh policia jashtë kontrollit, Lleshaj …
Artikulli i radhës3 të rinj arrestohen në Kukës për falsifikim kartëmonedhash