COVID-19/ Maqedoni e Veriut, 4 viktima dhe 13 raste të reja brenda 24 orëve

0

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se dy pacientë kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup, një 58 vjeçar nga Zhelina Tetovës, i cili ishte pranuar me 21 prill në Klinikë dhe një 81 vjeçar, pacient nga Kumanova, i cili ishte pranuar në Klinikë me 15 prill.

Ndërkohë, në spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova në moshën 47 vjeçare, i cili ishte pranuar në spital me 3 prill.

Në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një 66-vjeçar me sëmundje shoqëruese si ciroza dhe sëmundje të zemrës.

Numri i viktimave nga Covid-19 shkon në 65.

Gjithashtu, po në 24 orët e fundit janë kryer 289 teste, prej të cilëve 13 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 4 janë regjistruar në Shkup, 5 në Kumanovë, 2 në Prilep dhe 2 në Tetovë.

Me rastet e reja numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 1399, prej të cilëve 781 raste janë aktive. Numri i të shëruarve ka arritur në 553.

Artikulli i mëparshëmNgjarje e rëndë në Lezhë/ Policia gjen dy persona të vdekur. Dyshohet se janë vrarë me armë zjarri
Artikulli i radhësGjermani: Maskat tashmë me detyrim për këdo