‘Arrest me burg’ për efektivin e policisë që vrau 25-vjeçarin

0
Çfarë tha gazetari: Polici që vrau Klodianin, i afërm me ish ministrin e  Brendshëm | Droni.al

Arrest me burg për efektivin që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të së martës.

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin Nevaldo Hajdëraj. Gjykata vendosi për 32-vjeçarin masën “Arrest me burg”.

Raportohet se Hajdëraj ka deklaruar në seancë se ka njoftuar sallën operative për një njeri të dyshimtë në zonën e Laprakës, dhe se gjithçka ka ndodhur për 4-5 minuta.

“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur për 4 ose 5 minuta. E tillë ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njeri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua…S’do ia uroja askujt në jetë”, – mësohet të ketë thënë Nevaldo Hajdëraj.

Polici N.H, ka bërë një ndjesë publike në seancë për familjen e Klodian Rashës teksa u shpreh se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm mendoi se jeta e tij ishte në rrezik.

Artikulli i mëparshëmShorti i Championsit/ Ja përballjet BIG që rrezikohen
Artikulli i radhësPioli flet pasi Milani mori vendin e parë në grupet e Europa League