Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të mbledhë Kryesinë e Partisë Demokratike në orën 14:00 disa orë para protestës që pritet të zhvillohet sot sërish nga qytetarët që kërkojnë largimin e Ardi Veliut, duke mos u mjaftuar me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Burimet nga selia blu, bëjnë me dije se mbledhja e kryesisë nuk lidhet me situatën politike në vend, por me 30-vjetorin e themelimit të PD. Basha pritet të ketë një mesazh publik, dhe për këtë ka thirrur kryesinë.
Sakaq, për protestat e organizuara deri më tani nga të rinjtë, Basha dhe PD kanë dënuar aktin e rëndë por nuk janë përfshirë në protestat e organizuara nga qytetarët.