‘Vaksina e Oksfordit pritet të dalë përpara Krishtlindjeve’

0
‘Vaksina e Oksfordit pritet të dalë përpara Krishtlindjeve’

Shanset që vaksina e Oksfordit të dalë përpara Krishtlindjeve janë shumë të mëdha. Kështu bëri të ditur shkencëtarja që udhëheq grupin kërkimor, Sarah Gilbert.

Kjo vaksinë pritet të marrë miratimin nga autoritetet britanike, raporton Daily Mail.

Në rast se miratimi do të jepet shpejt, qeveria britanike i ka blerë që tani 100 milionë doza. Sapo të jepet drita jeshile, katër miliona doza do të jenë gati për shpërndarje urgjente.

Kjo vaksinë ofron një mbrojtje nga 70 deri në 90 përqind dhe kushton vetëm 2 sterlina për dozë.

Ndryshe nga vaksinat e tjera, ajo shpërndahet dhe ruhet më lehtësisht.

Artikulli i mëparshëmLaboratori i drogës në Has, SPAK jep pretencën për Avdylajt dhe të tjerë të dosjes “339”
Artikulli i radhësPD padit në SPAK Ardi Veliun: Urdhëroi dhunën kundër protestuesve. Ka kryer 5 vepra penale