Krim i rëndë në Gjermani, shqiptari vret kunatën dhe plagos vëllanë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë kunatën dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të vëllait të autorit.

48-vjeçari nga Kosova i mori jetën kunatës 33 vjeçare, e plagosi rëndë vëllain e tij 38 vjeçar në Lohne të Bielefeldit. Ndër të tjera në media shkruhet se i dyshuari kishte shkuar tek banesa ku kishte jetuar ai me pare me familjen e tij. Aty kishte takuar edhe vëllain me gruan e tij që kishin shkuar per vizite tek ish-bashkëshortja e autorit.

48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilën edhe bëri krimin. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Ndërkohë në dëshminë e tij një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, kishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin. Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke thirrur edhe policinë e ambulancën.

Njëri nga fëmijët e tij ia mori armën nga duart dhe e hodhi jashtë ndërtesës. Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia. Po ashtu, në momentin e arrestimit edhe autori ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.

Artikulli i mëparshëmGjimshiti sfidon Realin në Champions, Strakosha ka punë me Bayern Munchen
Artikulli i radhësIronia e ish-ministrit: Nuk ka më vrasje në Shqipëri, të gjitha janë aksidente