Ironia e ish-ministrit: Nuk ka më vrasje në Shqipëri, të gjitha janë aksidente

0
Ylli Manjani, as never before, comes out against Rama and reveals the  problem he has with his lungs: I save myself as much as I can! I do not  intend to die -

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar vendimin e fundit të qeverisë Rama, që fyen familjen Rasha, duke e cilësuar vrasjen e Klodianit nga policia, si një humbje aksidentale.

Manjani shkruan se nëse: ‘Nëse nxjerrja e armës nga brezi, kryerja e qitjes ndaj një personi që largohet quhet “aksident” (siç thotë qeveria) apo “tejkalim i vetmbrotjes” (siç thotë policia dhe prokuroria), atëherë shumica e vrasjeve që kanë ndodhur në këtë vend janë “tejkalim i vetmbrojtjes” ose “aksidente”.

STATUSI

‘Edhe njëherë dhe e mbyll këtë kapitull.

Nëse nxjerrja e armës nga brezi, kryerja e qitjes ndaj një personi që largohet quhet “aksident” (siç thotë qeveria) apo “tejkalim i vetmbrotjes” (siç thotë policia dhe prokuroria), atëherë shumica e vrasjeve që kanë ndodhur në këtë vend janë “tejkalim i vetmbrojtjes” ose “aksidente”.

Kështu i bie që vrasje të tjera nuk ka përse të ketë në Kodin Penal.

Në këto kushte, pra në kushtet e një “aksidenti” unë them që atë policin ta lirojnë menjëherë sepse për aksident ska kuptim burgu. Aksidente ndodhin përditë…

Nëse këtë drejtësi e pranon familja e të ndjerit, aq më pak kam arsye ta tjerr më tej këtë histori. Pensionin ta gëzojnë e ta hanë shëndosh!

Por më shqetëson preçedenti jashtzakonisht i gabuar që po krijohet me këtë rast. Çdo vrasës ka të drejtë të kërkojë të dënohet për tejkalim vetmbrojtje, si ai që merr hak ashtu edhe ai që vret ftohtë. Në fund të fundit vrasin që të ruajnë veten. Edhe viktimat e tjera ashtu janë vrarë jo proporcionalisht nga vrasësit e tyre…

Kjo llogjikë nuk ka më asnjë lidhje me ligjin e shtetit. Me të drejtën jo e jo.’

Artikulli i mëparshëmKrim i rëndë në Gjermani, shqiptari vret kunatën dhe plagos vëllanë
Artikulli i radhës‘Të drejtat e njeriut u përkeqësuan ndërsa vendi kryesoi OSBE-në’