Edi Rama e vrau për herë të dytë sot Klodianin. Në nxitimin keqdashës për të mbuluar gjurmët, Edi Rama i ka çelur pension babait të Klodianit, jo familjes dhe në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, e quan vrasjen e Klodianit si humbje jete aksidentale.
Gazetari Bledian Koka shkruan se:
Me një vendim të firmosur me dorën e vet, Edi Rama e ka shpallur vrasjen policore të Klodian Rashës si “humbje jete aksidentale”. Kjo fjali e përdorur nga Edi Rama për të zhbërë vrasjen policore të 25 vjeçarit është edhe preambula e vendimit përfundimtar të drejtësisë për policin me patllake.
p.s…sot defakto Edi Rama i vuri flakën drejtësisë për Klodianin!