Konferenca për mbrojtjen e drejtorit të policisë/ Rama i vë sërish gjoksin Ardi Veliut

0

Pasi mbrojti vlerat e demokracisë, të protestës, të qeverisë së tij që ndryshon nga paraardhëste dhe pasi bëri diferencën mes manifestimeve të drejta dhe të padrejta Edi Rama iu përgjigj negativisht kërkesës numër një të protestuesve për dorëheqjen apo shkarkimin e Ardi Veliut.

“Nuk mund të dorëhiqet Drejtori i Policisë me protesta”, tha ai gjatë një telekonference për shtyp, duke theksuar se edhe dorëheqja e Lleshit ishte morale. “Vrasësi u arrestua, çfarë duan më shumë këta”, ngriti tonet kryeministri.

Për të mbrojtur atë që se lëshon kurrë, Rama u kthye një dekadë më parë, në periudhën e 21 janarit, duke përmenduar jo vetëm që Basha atëherë ministër i brendëshëm nuk e dha dorëheqjen, por që edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj u shtrëngua të mos zbatonte urdhrat e prokurorrisë për fletë arrestet e lëshuara.

“Ardi Veliu është një figurë për tu respektuar nga të gjithë se është i drejtë dhe i ndershëm, ndonëse jo i pagabueshëm. Ai nuk ka lidhje me krimin dhe korrupsionin që shpesh e ka njollosur uniformën e policisë së shtetit”, këmbënguli kryeministri.

Rama e çoi mbrojtjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë në absurd kur e përkrahu Veliun edhe për shpifjen ordinere ndaj, Zaida Çobos, asaj nënës të atij birit që e cilësoi rugaçe dhe me shfaqe të huaja (shiko lart).

“Ardi Veliun, kur po fliste në komisionin parlamentar e filmuan pa djeninë e tij – tha ai- Eshtë njësoj sikur të filmosh Saliun me Ilirin në ato takimet e tyre sekrete”. Aq idiotesk qe ky arsyetim sa mbledhjet e komisionit të sigurisë i barabit me takime të fshehta duke mos e vënë theksin tek mentaliteti i Veliut, por tek mënyra se si iu përcollën publikut ato që nxorri nga goja shefi i policisë. Por me sa duket Rama është i vendosur të mos e lëshojë Ardi veliun deri ne 25 prill./lapsi.al

Artikulli i mëparshëmVjosa Osmani viziton nesër Shqipërinë, ja axhenda e takimeve
Artikulli i radhësLexoni rrëfimin për policin Nevaldo Hajdëraj nga shoku i tij