Prokuroria e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “Shevrolet”, i cili u ndalua për verifikim nga dy efektivët e policisë, pak minuta përpara se të vritej Klodian Rasha.
Grupi hetimor nuk ka dhënë ndonjë informacion të detajuar lidhur me dëshminë e drejtuesit të mjetit.
Dyshohet se ai ka parë të gjithë ngjarjen e vrasjes së 25-vjeçarit, shkruan News Bomb.
Prokuroria ka ngritur për të akuzën “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”. Pritet që kjo vepër penale të ndryshojë në bazë të rezultateve të ekspertizave.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në datën 8 dhjetor, ku efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha, pasi ky i fundit kishte thyer orën policore të vendosur për shkak të koronavirusit.