‘Mburrej shiko me kë jam lidhur’/ Vajza me mijëra ndjekës zbardh motivin e vrasjes së të riut në Unazën e Re

0
Policia identifikon të dyshuarin për vrasjen e Vilson Tafçiut tek Astiri |  Hashtag.al

Dëshmia e një vajze te re qe kishte 16 mije ndjekës ne Instragam, ka hedhur poshtë te gjitha pistat e shumta qe nga prishja e pazareve, rreth ekzekutimit të të riut Vilson Tafçiut në Unazën e Re.

Vajza me emrin Blerta L., i njohu rastësisht viktimën dhe vrasësin 9 ditë përpara krimit, sipas dëshmisë së saj.

E reja, u ndal ne rruge nga Noel Dishi të cilit pranoi t’ia japë numrin e telefonit dhe te pije ne ditët ne vazhdim kafe.

Por teksa i riu tashme i arrestuar për vrasjen e Vilsonit kërkoi te lidhej me te madje duke i afruar edhe ndihme për hapjen e një biznesi, ajo dëshmon se e refuzoi ketë kërkese.

“Nje ditë para vrasjes Noeli me telefonoi dhe me pyeti nga e njeh Vilsonin”, thotë e reja , “por unë ju përgjigja pse me pyet vetëm per ate kur kam 16 mije ndjekës ne instagram”.

“Noeli me pyeti pse me gënjen se ti ke qene e lidhur me Vilsonin”, dëshmon e reja dhe me pas sipas asaj qe është këqyrur nga prokuroria, e reja i ka kërkuar llogari viktimës se perse mburrej kur ajo nuk kishte raport me te.

“Ua bëra te qarte te dyve se nuk doja të më përzienin dhe i bëra bllok por Vilsoni këmbëngulte nga ana e tij se edhe Noeli kishte shkuar ne lokalin pranë Unazës se Re dhe me tregoi se me foton time po i mburrej shiko me ke jam lidhur”.

Të gjitha këto biseda ndodhen në datën 19 janar ndërsa ne datën 20 janar u krye vrasja evidentohet ne dosje, ku sipas influenceres nje shoqja e saj i kishte thëne se Noel Dishi kishte qene ne prokurori për një çështje te madhe dhe jo me për për këto gjera se ai vriste me te mirin.

Sipas dëshmitares, pas krimit ne datën 7 prill,  Noel Dishi e ka telefonuar nga burgu dhe kur Bleta e ka pyetur pse e bere i dyshuari i është përgjigjur: Ma ka hedhur njehere dhe nuk doja t’ma hidhte përsëri.

Dëshmitarja tregon se kishte frike mos keqkuptohej shoqëria e viktimës, ndërsa i arrestuari e ka qetësuar ne telefon: Mos ki merak se dhe ata e dine qe nuk je shkaku ti se kemi patur njohje me përpara dhe kishim dhe probleme te tjera. /Top Channel/

Artikulli i mëparshëm“KED duhet të bënte hetim të thelluar”, e riktheu në garën për Kushtetuesen, Apeli Administrativ arsyeton vendimin për Zhaklina Peton
Artikulli i radhës‘Barka fantazmë’ me kokainë që u end detrave, ngec në Ishujt Marshall