Durrës/ Kontrolle të shumta pranë vendit të ngjarjes së ditës së djeshme. Ja pistat e policisë

0

Ekzekutim barbar ka qënë ai i ditës së djeshme në Durrës që i ka marrë jetën e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, banues në Shkozet, por me origjinë ishin nga Puka.

Mësohet se nga hetimet e deritanishme se vëllezërit Haxhia kanë pasur kontakte telefonike me persona që janë të dyshuar për vepra të rënda kriminale në qytetin e Durrësit dhe Fushë Krujës.

Policia sot është kthyer sërish në vendngjarje. Efektivët e Komisariatit të Durrësit janë në terren. Nga hetimet, ka dalë se gjurmët e të shtënave janë edhe në zona të tjera. Kur ka ndodhur ngjarja, tregu ka qenë i mbyllur.

Policia e Durrësit ka kërkuar nga kompanitë telefonike tabulatet e viktimave, që të shikojnë se kush i ka marrë në telefon. Mendohet se ka qenë një vrasje barbare, pasi janë shtënë shumë plumba. Autorët do të thotë se kanë qenë të organizuar. Policia ka fokusuar vëmendjen tek konfliktet e mundshme të vëllezërve.

Artikulli i mëparshëm“Isha unë”, vrau rapsodin e njohur dhe shokun e tij, ja kush është autori i dyshuar
Artikulli i radhësCOVID-19: Në Shqipëri shënohen 14 raste të reja brenda 24 orëve. Shkon në 750 numri total i të infektuarve