Kuvendi nuk humbet kohë, miraton ministrat e rinj Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi me nga 97 vota pro

0

Kuvendi ka miratuar me nga 97 vota pro dy ministrat e rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi. Sot Kuvendi futi në axhendën e votimit edhe dekretet e Presidentit Meta për Sandër Lleshajn, Bledi Çuçin dhe Milva Ekonomin.

101 deputetë votuan pro shkarkimit të Lleshajt, 99 pro shkarkimit të Çuçit si ministër i bujqësisë dhe 97 pro emërimit po të tij si ministër i brendshëm.

97 vota pro mori edhe Milva Ekonomi e cila merr postin e ministrit të bujqësisë.

Artikulli i mëparshëm“Të rivendoset shpejt funksionimi i Kushtetueses”, ambasadori gjerman: Është kolonë e shtetit ligjor, kusht për integrimin
Artikulli i radhësParlamenti miraton me 96 vota anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj