Kosovarët sfidojnë pandeminë: 41 avionë vijnë brenda një dite nga Zvicra dhe Gjermania!

0
Kosovarët sfidojnë pandeminë: 41 avionë vijnë brenda një dite nga Zvicra dhe Gjermania!

Petrit Selimi, ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës ka nxjerrë në dukje sot një fakt shqetësues që pritej në prag të festave të fundvitit:

“Sfidë të jashtëzakonshme  pandemisë, turizmi i diasporës – shkruan Selimi në Twitter. – 26 fluturime nga  Zvicra vetëm sot, për të zbarkuar në aeroportin e Prishtinës. Edhe 15 fluturime nga Gjermania. Në ditët në vijim: dhjetëra mijëra të tjerë do të mbërrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës, ose duke drejtuar makina ose autobus.”

Kujtojmë se Kosova është një nga vendet e rajonit që është goditur nga pandemia rëndë dhe që e ka shtyrë të ndërmarrë kufizime të forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Lista e orareve të fluturimit, publikuar nga z. Selimi, për dt.19 dhjetor 2020: 

Image
Artikulli i mëparshëmKlop u zgjodh trajneri më i mirë, reagon Hansi Flik: U zhgënjeva, por ta marrim me sportivitet
Artikulli i radhësInaugurohet në prani të 20 mijë spektatorëve stadiumi i Botërorit Katar ‘2022’