Mbyllja e dosjes 184/ PD: Do të ankimojmë vendimin e Prokurorisë

0

Partia Demokratike do ta ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Lajmi është bërë i ditur sot nga vetë Partia Demokratike, e cila i kërkon Prokurorisë dosjen e plotë 184 si dhe vendimin e saj për këtë çështje. Më pas, do t’i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë. Partia Demokratike theksoi se prokuroria nuk bëri drejtësi me dosjen 184. PD u shpreh edhe një herë bindjen se hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin.

Artikulli i mëparshëmInaugurohet në prani të 20 mijë spektatorëve stadiumi i Botërorit Katar ‘2022’
Artikulli i radhës“Ku je ti i PD-së? Hajde more shife çfarë banje të kemi bërë”/ Rama batuta me qytetarin në Shijak