Para pak kohësh pas ndarjes nga jeta të Diego Maradonës, nisën të qarkullojnë lajme se legjenda argjentinase kishte kërkuar që trupi i tij të mos varrosej, por të balsamosej dhe të vendosej diku.
Mesa duket këto kanë qenë të vërteta, pasi së fundmi është zbuluar edhe një letër e nënshkruar nga vetë Maradona, ku kërkohet që pas vdekjes, turpi i tij të balsamoset dhe të vendoset në një muze, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i rrethuar nga trofetë.
Ka qenë “The Sun” që ka zbuluar letrën e nënshkruar nga Maradona, në të cilën shkruhej: “Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në muzeun në fjalë, i rrethuar nga trofetë e mi”.
Kujtojmë se Maradona ndërroi jetë më 26 nëntor të këtij viti nga arresti kardiak.