Tragjedi në ndeshjen Lorient-Rennes, humb jetën 38-vjeçari nga goditja në kokë

0
Tragjedi në ndeshjen Lorient-Rennes, humb jetën 38-vjeçari nga goditja në kokë

Një ngjarje e dhimbshme është regjistruar ditën e sotme në ndeshjen e Ligë 1 në Francë, më saktë gjatë ndeshjes mes Lorient dhe Rennes.

Një nga punëtorët e fushës të klubit të Lorient u godit në kokë nga disa shtylla pas portave ku ishin dritat.

Menjëherë pas kësaj, ndërhynë stafet mjekësore, të cilat i dhanë ndihmën e parë, duke e dërguar më pas drejt spitalit.

Megjithatë nga aty ka ardhur edhe lajmi i keq, teksa personi 38-vjeçar, baba i tre fëmijëve, ka ndërruar jetë.

Artikulli i mëparshëmAbazoviç shkarkon shtatë ambasadorë, mes tyre edhe atë në Serbi
Artikulli i radhës“Moda” në Elbasan/ Djem që hiqen si vajza dhe fitojnë para në internet