Imzot George Frendo ka reaguar për vendimin e Komiteti Teknik të Ekspertëve lidhur me masat e reja kufizuese ku parashikohet që nga ora 20:30 deri në orën 06:00 Shqipëria të jetë në karantinë. George Frendo i ka shkruar një letër kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacollit, në të cilën i thotë se vendimi i duket i nxituar e diskriminues ndaj komunitetit katolik.
Fendo më pas shkruan se me kënaqësi do kishin marrë pjesë në konsultim për këtë vendim ndërsa shton se janë njoftuar besimtarët që mesha do mbahej në orën 20:00.