Një 2020 rekordesh për Milanin, në një vit kalendarik ka bërë më shumë pikë se të gjithë

0
Fbl Ita Seriea Napoli Ac Milan

Duket e vështirë, por krizat mund të kthehen edhe në mundësi. Konfirmimi për këtë vjen nga Milan, që në pikëisht në periudhën më të vështirë të futbollit, ka arritur të nxjerrë më të mirën nga futbollistët dhe skuadra. Kuqezinjtë kryesojnë renditjen e Serie A, por dyshimet nëse mund ta mbajë këtë vend deri në fund të sezonit janë të qënësishme.

75152

Por sido që të shkojë deri në maj, “Djalli” e ka fituar titullin e tij. E thonë këtë numrat. Milan nuk humbet asnjë ndeshje në kampionat që nga 8 marsi. Humbja e vetme është ajo me Lille në Ligën e Europës, por që nuk kishte asnjë pasojë, me kuqezinjtë që morën vendin e parë në grup. Por ky është tjetër diskutim.

Pioli Cropped Pioli Cropped 157u3bzthz94v19wu2ncyoc38r

Në Serie A, që pas “lockdawn” që ndërpreu sezonin e shkuar, Milani i Stefano Pioli nuk njeh asnjë humbje në 34 ndeshje. Nëse do të ishte një kampionat i vetëm, atëherë kuqezinjtë do të kishin grumbulluar 76 pikë dhe do të kryesonin një renditje ipotetike me gjashtë pikë më shumë se rivalët e përjetshëm edhe tani ndjekësit më të afërt të Milanit. Më pas dhe me një diferencë të rëndësishme do të vinin Atalanta, Juventus dhe Lazio.

Artikulli i mëparshëmMe Ibrën të dëmtuar, Milan hidhet në merkato, gjithçka për sulmuesin e Real Madrid
Artikulli i radhësRama e Braçe inspektime në Lushnjë/ Kryeministri: Përfundon rindërtimi i të gjitha rrugëve rurale të Myzeqesë