Mashtruesi i guximshëm kapet në Prizren: Prezantohej si oficer policie dhe mbate armë në brez

0
Çfarë mashtruesi plot guxim kapet në Prizren: Tundej e shkundej me pistoletë lodër

Një mashtrues tejet i guximshëm është arrestuar nga Policia e Prizrenit dje, më 22 dhjetor.

Ai ishte një burrë 47 vjeç që hiqej si polic, mbante pistoletë dhe hynte serbes në një qëndër bamirësie duke kontrolluar në ishin respektuar masat anti-Covid!

Duket se bamirësve nuk ua ka mbushur syrin për polic, fodulli që hynte dhe i kontrollonte cep më cep duke tundur pistoletën në brez dhe kanë informuar Policinë e Kosovës.

Pas njoftimit, ja si reagoi Policia:

Me datën 22 dhjetor 2020, policia në Prizren ka marrë një informacion se një person i dyshimtë kishte disa herë që vizitonte një qendër bamirësie në Prizren me pretekstin se ishte person zyrtar dhe kërkonte respektimin e masave anti-Covid!

Në këtë rast i dyshimti prezantohej si person zyrtar në cilësinë e policit.

Punonjësit e kësaj qendreje, duke dyshuar se ky person nuk ishte polic, raportuan dhe gjatë verifikimit nga Njësia e Hetimeve Rajonale, u konstatua së ky person ishte prezantuar si rremë.

I dyshimti, S.D i lindur në vitin 1973, mbante në brez një pistoletë me këllëf, por që më vonë u vërtetua se ishte lodër plastike. Pra, nuk ishte armë e vërtete.

 I dyshuari edhe para dy muajve e kishte kryer të njëjtin veprim. Ai u shoqërua në polici nga sektori i Hetimeve në Prizren ku edhe është intervistuar dhe i është sekuestruar edhe pistoleta plastike me mbishkrimin ‘’Desert Eagle Pistol’’.

Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore.”

Artikulli i mëparshëmVrasja makabre e çiftit Pasho, shkrimtarja shqiptare në ‘Corriere Della Sera’: Mos na gjykoni kështu!
Artikulli i radhësEMRAT/ Sulmoi me armë lokalin, kush është ‘i forti’ i Shkodrës