Këngëtari i njohur i muzikës shkodrane dhe asaj popullore Bujar Qamili është infektuar nga Covid-19.
Mësohet se ai është në gjendje të rëndë.
Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, këngëtari i mirënjohur shkodran është shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë.
Mësohet se Qamilit i kishin nisur simptomat e Covid prej disa ditësh.
Ai është nën kujdesin intensiv të mjekëve.