Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë tek ura e Institutit. Policia e Tiranës bën me dije se një i ri, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit.
Nga uniformat blu mësohet se bëhet fjalë për shtetasin P.S., 30 vjeç. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.