Shpallet fituesi i festivalit të 59-t i RTSH / Ja kush do të jetë këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

0
Shpallet fituesi i festivalit të 59-t i RTSH / Ja kush do të jetë

Ka përfunduar festivali i 59-t i Radio Televizionit Shqiptar, duke përzgjedhur edhe këngëtaren fituese.

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurvizion fillimin e vitit të ardhshëm.

Këngëtarja e talentuar fitoi shumicën e pikëve nga juria, duke marrë kështu të drejtën për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovision, i cili do të mbahet në Hollandë nga 18 maj deri më 22 maj 2021.

Peristeri fitoi duelin për çmimin e parë me dy këngëtarë mjaft të talentuar, si Sardi Struga, i renditur i dyti me këngën “Kam me të ba me kajt” dhe Festina Mezini, e cila me “Kush je ti moj dashuri” plotësoi podin e një edicioni ndryshe nga ato të shkuarat. 

Kjo pasi ky edicion u mbajt në kushtet e pandemisë së Covid-19 dhe mungoi publiku rreth skenës.

Artikulli i mëparshëmMilani mposht Lazion, fiton në sekondat e fundit
Artikulli i radhësZbulimi i fundit:Ja çfarë përmban djathi i dhisë, zgjidheni vetë më pas nëse duhet ta konsumoni