John Burns, punonjesi me besnik ne bote
John Burns njihet si punonjësi më besnik në botë, pasi për 84 vite punoi në të njëjtën firmë, por ditën e sotme ka ndërruar jetë.
Edhe pse në moshën 98 vjeçare, Burns vazhdonte të punonte në “TC Young Wilson Terris”, në Edinburg, firmë të cilës iu bashkua që në moshën 14 vjeçare.
Puna e tij ishte të dorëzonte dokumente ligjore në Gjykatë, ndërsa kohët e fundit ishte shprehur se parashikontë të tërhiqej dhe të dilte në pension.
Punën në këtë kompani ai e ndërpreu vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u dërgua për të shërbyer si radio operator në Afrikë.