Gara për anëtarin e 7-të të Gjykatës Kushtetuese/ KED mblidhet sot për të vlerësuar kandidaten Sonila Bejtja

0

KED sot do të mblidhet për anëtarin e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Në garë për këtë post është vetëm kandidatja e lejuar më parë, Sonila Bejtja pasi Altin Binaj u zgjodh si i 5-ti.

Sipas njoftimit zyrtar, KED sot interviston, vlerëson, pikëzon si dhe bën renditjen për këtë garë. Pritet që në fund të miratohet edhe lista përfundimtare që i çohet Presidentit për dekretim.

Disa ditë më parë me emërimin e Përparim Kalos nga Meta, Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin falë plotësimit të kuorumit me 6 anëtarë. Pritet të shihet nëse brenda 2020 Gjykata Kushtetuese do të bëhet me 7 anëtarë apo do t’i lihet 2021.

Artikulli i mëparshëmDy të dënuar transportohen në spitalin Infektiv
Artikulli i radhësKëta janë figurat e shquara shqiptare që ndërruan jetë përgjatë 2020-ës