Ditën e sotme u zhvillua Mbledhja e Gjyqtarëve, pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtjan, si dhe krijimit të trupës prej 7 gjyqtarësh.
Kjo e fundit ra dakord që në ditët e para të muajit janar të 2021-it, të mblidhet për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Po ashtu, në fokus do të jenë dhe kryerja e veprimeve të nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Kujtojmë se emri i Sonila Bejtjas u dekretua ditën e djeshme nga presidenti Ilir Meta.