34 vjeçari vrau me thikë kunatin, del FOTO e viktimës

0

2020 u mbyll me një vrasje të dyfishtë, por dhe viti i ri nisi me një tjetër ngjarje të rëndë

Një 34-vjeçar në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë kunatin e tij, shtetasin Vladimir Zvezhda, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Burimet kanë bërë të ditur se autori dhe viktima kishin marrëdhënie të mira mes njëri tjetrit, madje ka qenë Zvezhda që e kishte ftuar për të kaluar vitin e ri së bashku. Por si pasojë e konsumit të tepërt të alkoolit gjatë festës mes tyre dyshohet se ka pasur një debat, i degraduar më pas dhe më goditjen me thikë.

42 vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur ti mbijetojë goditjes që ka marrë në shpinë.

Viktima është personi në foton e mëposhtme.Menjëherë pasi është marrë informacioni mbi ngjarjen policia ka mundur të ndalojë të dyshuarin si autor Klajdi Shundi, por pa mundur të marrë informacione të plota mbi atë çfarë kishte ngjarë.

Mësohet se grupi hetimor ka vendosur ta marrë në pyetje të ndaluarin menjëherë pas gjendja e tij e rënduar prej alkoolit të stabilizohet.

Image
Artikulli i mëparshëmU grindën për sallatën, 12-vjeçari shqiptar godet me thikë motrën e tij
Artikulli i radhësBie nga çatia e banesës, ndërron jetë profesori i Universitetit të Korçës