
Dy të plagosur në Milano, Itali, jo për shkak të ndonjë zënke të vitit të ri, por si rregullim hesapesh me dy bandave kriminale.
Autori i plagosjes së dy marokenëve është një shqiptar, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Gigante’ në Milano pranë sheshit Selinunte.
Shqiptari është në kërkim nga policia.
Sipas të dhënave, njëri nga marokenët e plagosur, një 34-vjeçar ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendej kritike për jetën.
Tjetri është në gjendje të lehtë, pasi është qëlluar në këmbë.






