Basha reagon sërish: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

0

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me premtimin e radhës nga Edi Rama, për vaskinën anti-Covid.

‘Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet.

Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë.

Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës’, shkruan Basha në Facebook.

Përgjigja e Bashës erdhi pas reagimit të drejtorit të Komunikimit të Ramës, Endri Fugës.

Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza!

Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh

Artikulli i mëparshëmKush janë 12 deputetët milionerë të Kosovës
Artikulli i radhësBIRN: Shqipërisë i duhen së paku 2 mln doza vaksinë