Një person i cili qarkullonte me armë zjarri ditën e sotme në Tiranë, është ndaluar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Ali Demi’.
Policia mësohet se është vënë në ndjekje të personit sapo ky i fundit është konstatuar me armë zjarri me vete.
Personi mësohet se nuk është identifikuar ende, ndërkohë që ndodhet në komisariat për sqarime të mëtejshme.
Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe pritet që të bëhet arrestimi personit.