Një tjetër akuzë e fortë nga qytetarët në adresë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është bërë publike sot.
“Ardi Veliu kontrollon trafikun e drogës me Greqinë!” shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në një shënim në Fb. – Këtë trafik ai ia ka besuar kushos së parë, Fadil Veliut. Ngarkesa 322 kg drogë që u kap në Korfuz ishte dhuratë për vitin e ri, klanit Velia. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!” nënvizon ish-Kryeministri dhe publikon të plotë denoncimin e ardhur.
Doktor, të përshëndes dhe uroj të kaloni gëzuar festat familjarisht.
Të jap dhe një informacion interesant pasi nuk po shkruan njeri për mafiozin Ardi Veliu dhe fisin e tij, të cilët, njerin, e ka Shefin e Kufirit në Sarandë, Fadil Veliun që po bën transportin e gjithë drogës në Greqi dhe dje në Korfuz, 322 kg që u kapën ishin të tijat; tjetri, vëllai i tij Elmaz Veliu, të cilin e mori nga Gjirokastra dhe e çoi Drejtor Qarkullimi në Tiranë për të mbledhur lekë.
Të dy këta si vëllezër janë fëmijë xhaxhallarësh me kryemafiozin Ardi Veliu.
Verifikoji po deshe dhe do të shikosh që janë të vërteta të gjitha këto.
Doktor, të uroj gjithë të mirat dhe gëzuar.