STUDIMI: Tregtia e bananes, sojës dhe shafranit të Indisë ka lulëzuar që në epokën e bronzit

0

Popujt e Mesdheut lindor vlerësonin shijet ekzotike si shafrani i Indisë, vaj i susamit, farat e sojes dhe bananen mbi 3,000 vjet më parë, shumë më herët sesa besohej.

Kjo konfirmohet nga higjiena e tyre e dobët orale.

Sipas analizave të mbetjeve në gurëzat e dhëmbëve të gjetur në 16 individë të epokës së bronzit që jetonin në Megiddo dhe Tel Erani (Izrael), zbulohet se tregtia e përbërësve të rafinuar midis Azisë dhe Lindjes së Afërt e dokumentuar për epokat e mëpasshme, në të vërtetë pati lulëzuar që në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit.

Një grup arkeologësh ngauniversiteti Ludwig-Maximilians i Monakos, Universiteti i Harvardit dhe Instituti Max Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore në Jena të Gjermanisë, analizuan mbetjet e ushqimit, në veçanti proteinat dhe mikrofosilet e bimëve, të mbetura midis dhëmbëve të banorëve të dy vendeve historike.

Metoda paleoproteomike është veçanërisht e dobishme në identifikimin e gjurmëve të ushqimit që zakonisht lënë pak prova arkeologjike dhe ofron një pasqyrë interesante në jetën e përditshme të së kaluarës.

Proteinat e susamit janë gjurmuar në gurëzat e dhëmbëve të njerëzve nga të dy vendet, sikur ky përbërës nga Azia jugore të ishte përhapur edhe në Lindjen e Afërt.

Gjurmët e shafranit të Indisë dhe proteinave të sojës u gjetën në dhëmbët e një individi tjetër, ndërsa një banor i Tel Erani kishte konsumuar me siguri banane. Të gjitha këto specialitete arritën në Mesdhe falë rrugëve tregtare me jugun dhe Azinë Lindore.

Bananet fillimisht u familjarizuan në Azinë Juglindore, ku u konsumuan që në mijëvjeçarin e pestë para Krishtit dhe përfunduan në Afrikën Perëndimore 4,000 vjet më vonë.

Ndërkohë ka të ngjarë që ato të kenë mbërritur atje me rrugë tregtare, por deri më tani nuk kishte prova arkeologjike të përhapjes së tyre nga Mesdheu e poshtë.

Në menunë e individëve të analizuar kishte edhe grurë, të gjetur falë glutenit, rezistent ndaj mijëvjeçarëve të historisë mel dhe hurma. Këto të fundit janë njohur falë analizës së mikrofosileve të bimëve dhe fitoliteve.

“Këto janë provat më të vjetra të drejtpërdrejta të shafranit të Indisë, bananes dhe sojes nga Azia Jugore dhe Lindore”, shpjegon Philipp Stockhammer, i cili koordinoi punën.

Në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit ekzistonte një tregti e konsoliduar me fruta ekzotike, erëza dhe vajra që lidhin Azinë Jugore dhe Lindjen e Afërt.

Me siguri është e mundur që njerëzit e studiuar të kishin shijuar pjatat ekzotike direkt në Azi, duke mbajtur gjurmët midis dhëmbëve; por prania e erëzave ekzotike është konstatuar edhe në zona të tjera të Mesdheut, si; kokrra speci të zi nga India në hundën e Ramses II, të varrosur në vitin 1213 para Krishtit.

Artikulli i mëparshëmHabit profesori i Harvardit me deklaratën: Alienët na vizituan në vitin 2017, të tjerë pritet të vijnë …
Artikulli i radhësSa do të zgjasë Covid? Tritan Kalo: Në javën e dytë dhe të tretë të janarit mund të ketë një rritje të rasteve