Ditën e djeshme, më 3 janar, në Shqipëri janë regjistruar më shumë viktima nga aksidentet rrugore se sa nga infektimet e Covid-19.
Katër persona humbën jetën nga aksidentet në të gjithë vendin, duke tejkaluar kështu edhe shifrën ditore të viktimave nga COVID-19, ku të dielën u regjistruan vetëm 3 humbje jete.
Përpos katër viktimave, pati 10 të tjerë janë lënduar nga aksidentet në Lezhë, Laç, Përmet, Vlorë dhe Elbasan.
Viktima e parë e aksidentit u shënua pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjin në Lezhë ku një makinë me dy persona doli nga rruga duke përfunduar në një biznes anë saj dhe për pasojë drejtuesi mbeti i vdekur, ndërsa pasagjeri është dërguar në spital.
E diela rezultoi fatale edhe për një 62-vjeçar nga Përmeti që ishte me biçikletë në momentin kur ishte përplasur për vdekje nga një makinë e tipit “Renault”.
Në fshatin Gjormë të Vlorës një 27-vjeçar humbi jetën pasi humbi kontrollin e makinës të cilën e drejtonte, ndërsa personi tjetër në makinë është dërguar në spital.
Ndërsa në Laç një makinë është përfshirë nga flakët duke bërë që të dy personat që gjendeshin brenda saj të përfundonin në spital.
Në Elbasan ndodhi një tjetër aksident i rëndë kur një fugon u përplas me një makinë dhe një person humbi jetën si dhe 6 të tjerë mbeten të lënduar.