Ditën e nesërme mbërrin në Maqedoninë e Veriut ilaçi Ivermektin, i cili përdoret në trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.
Agjencia e barnave MALMED ka dhënë dritën për dërgimin e ilaçit në shtetin fqinj.
Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me ndërlikime të coronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera.
Drejtori i agjencisë, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë, kështu që nuk dihej nëse do të kishte interes për import.
Ivermektin është një ilaç që nuk prodhohet në vend dhe madje nuk ishte regjistruar atje. Edhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka miratuar këtë ilaç.