Mbushi 52 vjeç/ ‘Heshtja e Michael Schumacher ka krijuar një boshllëk të madh’

0
Mbushi 52 vjeç/ ‘Heshtja e Michael Schumacher ka krijuar një boshllëk të madh’

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, mbushi ditën e djeshme 52 vjeç, teksa vazhdon të marrë mjekime pa fund, pas aksidentit të pësuar para 7 viteve me ski dhe ende nuk dihet shume për gjendjen e tij shëndetësore.

Në ditën e lindjes së legjendës, ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i ka kushtuar një status Schumacherit, ku shkruan se heshtja e tij ka krijuar një boshllëk të madh.

“Për shtatë vite me radhë heshtja e tij na ka lënë një boshllëk. Dhe jo vetëm në botën e Formula 1. Me Ferrarin e tij ka emocionuar një komb të tërë. Urime kampion, qëndrofsh gjithmonë në zemrat tona ”, shkruan Di Maio në “Facebook”.

Image
Artikulli i mëparshëmKorçë/ Digjet apartamenti, një person dërgohet me urgjencë në spital
Artikulli i radhësLufta me koronavirusin/ Eugena Tomini jep lajmin e keq, ja çfarë pritet të ndodhë pas 2 javësh në Shqipëri