Bëri zgjedhjet në PS/ Zbulohet kompania e ofruar për votimin elektronik në 25 prill

0

Zbulohet kompania që iu përgjigj kërkesës së KQZ për vlerësimin mbi kostot e përdorimit të sistemit të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve, në zgjedhjet e 25 prillit .

“ABC” raporton se e vetmja kompani e cila i është ofruar KQZ për tenderin e pajisjeve për identifikimin biometrik të votuesve është Smartmatic Worldwide Headquarters. Ajo ka ofruar paraprakisht kosto projekti 20 723 000 $.

Gjithashtu mësohet se kompania me bazë në Angli, ka profil specifik që prej vitit 2000 për prodhimin e sistemeve të votës elektronike, të përdorura në vende, si Estoni, Filipine, etj, si dhe në përdorimin e kësaj teknologjie në primaret Presidenciale Republikane.

Kjo kompani vjet i bëri PS-së votimin elektronik në parti. Kur zbatoi këtë proces në selinë e mazhorancës, përfaqësuesit e kësaj kompanie u takuan edhe me opozitën e po ashtu edhe me komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Artikulli i mëparshëmTAP nis transportin e sasisë së parë të gazit – “Ditë historike për projektin dhe tregun energjetik të Europës”
Artikulli i radhësMediat belge: Humbja e gjyqit me Becchettin, sekuestrohen fondet e Shqipërisë