Braziliania Marta, gjashtë herë Topi i Artë, fejohet zyrtarisht me shoqen amerikane të skuadrës

0

Ndodh edhe kështu, e në futbollin e femrave nuk është dicka e rrallë. Braziliania Marta, legjenda e futbollit femëror, ka bërë tashmë zyrtare me një postim në profilin e saj në Instagram fejesën me shoqen e skuadrës Toni Deion Pressley, mbrojtëse e Orlando Pride, klub amerikan. Të dyja e kishin bërë publike lidhjen e tyre në 2019.

“Ky është një kapitull i ri i historisë që po shkruajmë së bashku”, ka thënë Marta. Fotot janë shpërndarë nga faqja zyrtare e Kupës së Botës për Femra e Fifa-s me mesazhin drejtuar të apasionuarve të futbollit: “Donit një lajm të mirë për të nisur 2021? Ja ku e keni”.

Marta e Pressley luajnë së bashku tek Orlando Pride që nga 2018 e bashkëjetojnë në Florida. Amerikania, që do të mbushë 31 vjec në 19 shkurt, ka publikuar edhe foto me një “Po” të thjeshtë të shkruar. “Kjo do të thotë se mund të kemi një qen të katërt në shtëpi”, ka shkruar Toni, duke iu referuar tre qenve të adoptuar deri tani nga cifti.

Artikulli i mëparshëmAktori i famshëm i Mr. Bean ‘trondit’ botën me deklaratën për rolin që ‘gdhendi’ emrin e tij në histori
Artikulli i radhësArtan Hoxha nxjerr videon: Ja si u vra Guxim Gjyriçi me 13 plumba pas shpine…