Fatkeqësitë natyrore shkaktuan 210 mld dollarë dëme në vitin 2020

0

Katastrofat natyrore në të gjithë botën shkaktuan në dëm prej 210 miliardë dollarë në vitin 2020, me Shtetet e Bashkuara veçanërisht më të goditurat nga uraganet dhe zjarret.

Dëmi, i vlerësuar nga risiguruesi gjerman Munich Re, u rrit nga 166 miliardë dollarë në 2019, dhe vjen ndërsa ngrohja e planetit rrit rreziqet.

Humbjet që u siguruan u rritën në 82 miliardë dollarë nga 57 miliardë dollarë në vitin 2019.

Fatkeqësitë shtojnë barrën e pandemisë së koronavirusit që ka goditur rëndë industrinë e sigurimeve.

“Ndryshimi i klimës do të luajë një rol në rritje në të gjitha këto rreziqeve,” tha anëtari i bordit të Munich Re, Torsten Jeworrek, duke aluduar uragane, zjarre dhe stuhi të tjera.

“Është koha për të vepruar,” tha ai.

Sezoni i uraganeve ishte “hiperaktiv”, me një rekord prej 30 stuhish, duke tejkaluar 28 stuhitë e vitit 2005, tha siguruesi.

Valët e nxehtësisë dhe thatësira po ushqejnë zjarret, me 16 miliard dollarë dëmtime vitin e kaluar në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Përmbytjet në Kinë shkaktuan humbet më të kushtueshme individuale me 17 miliardë dollarë, por vetëm 2% e dëmit ishte e siguruar./Reuters

Artikulli i mëparshëmVolumi postar me jashtë pësoi rënie me 38% prej pandemisë
Artikulli i radhësPendohet i ‘penduari’ i grabitjes së Rinasit, mohon të gjitha dëshmitë e dhëna