Reshjet e shiut të orëve të fundit kanë shënuar një sërë problemesh në Kosovë.si pasojë e reshjeve të dendura të shiut një pjesë e zonave në disa komuna të Kosovës janë përmbytur.
Zonat më të prekura duket se kanë qenë ato të Rrafshit të Dukagjinit, pasi që shumë lumenj kanë dalë nga shtrati i tyre dhe kanë përmbytur, shtëpia, biznese dhe toka, por që kanë bllokuar dhe rrugë kryesore.
Komuna e Suharekës ka qenë njëra ndër zonat të cilat kanë hasur në vërshime dhe dëme të shumta, për të cilën ka folur kryetari i Komunës, Bali Muharremaj në një prononcim për mediat. “Gjendja në Suharekë është nën kontrolle, dëmet e shkaktuara do t’i vlerësojmë sot ose të hënën pasi lumi ka dal nga shtrati dhe ka dëmtuar shumë tokat bujqësore dhe rrugët”, tha Muharremaj.
Gjithashtu tregoi që ka qenë në teren deri në orët e vona të mesnatës me ekipet ndihmese. Gjithashtu si pasoje e reshjeve të pandërprera të shiut, në Komunën e Gjakovës janë evakuuar nëntë familje të fshatit Brekoc, pasi shtëpitë e tyre janë konsideruar si të rrezikuara nga përmbytjet.
Ndërkohë drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka paralajmëruar se gjendja e vërshimeve në Kosovë do të vazhdojë të jetë kritike dhe e rrezikshme nga nivelet e ujërave nëpër lumenj