Flet Naim Halili: Nuk e kam dhunuar unë arbitrin Kreshnik Bajramaj, nuk kam qenë fare aty kur ndodhi ngjarja

0

 Featured image of article: Flet Naim Halili: Nuk e kam dhunuar unë arbitrin Kreshnik Bajramaj, nuk kam qenë fare aty kur ndodhi ngjarja

Naim Halili, drejtori sportiv i Laçit ka mohuar të jetë ai personi që ka dhunuar arbitrin Kreshnik Bjramaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme. Në një prononcim, Halli tha se këto lajme janë dashakeqësi për t’i prishur imazhin.

Ai shtoi më tej se nuk ka qenë fare prezent kur ka ndodhur ngjarja sepse ka qenë në dhomat e zhveshjes.  

“Nuk kam qenë aty fare. Sapo ndeshja ka përfunduar unë kam shkuar në dhomat e zhveshjes te lojtarët e ekipit tonë, e nuk ka asnjë mundësi që unë të jem në dy vende njëkohësisht. Ç’lidhje kisha unë me arbitrin, aq më tepër kur ekipi ynë fitoi? Ai apo disa dëshirojnë të kamuflojnë gabimet e tij apo të tyre, duke akuzuar për dhunë. Unë nuk jam dhe as nuk do të jem kurrë pro dhunës.

E gjithë kjo sajesë është me prapavijë të qartë denigrimi të suksesit të ekipit tonë, të njollosjes së ekipit tonë. Nuk mund të mbulohen gabimet trashanike me apo pa dashje me akuza qesharake. Distancohem nga ngjarje të tilla të sajuara, e ftoj organet kompetente të marrin masa për sajesa të tilla.

Ekipi ynë, klubi jonë, dhe i gjithë stafi i Laçit është ekstremisht kundër dhunës dhe pro “Fair Play”. Sporti bashkon nuk ndan, ndaj ju bëj thirrje mediave të jenë të kujdesshme në dhënien e lajmeve, sidomos kur ato janë të sajuara e të rreme. Të lutem dua edhe pamjet filmike. Nē te kundert do te ngrej padi penale, për prishje imazhi,”– ka thënë Halili.

Lajmi për dhunën e ndodhur u raportua mbrëmjen e sotme. Sapo ndeshja mes Laçit dhe Kukësit ka mbaruar, u raportua se një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit i ka zënë pritë gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës dhe e ka dhunuar atë.

Artikulli i mëparshëmGreqi/ Vrasja e kinezes: Krim erotik apo goditje e mafies kineze ?
Artikulli i radhësÇfarë pritet të ndodhë? Donald Trump gëzon kompetenca të falë turmën që sulmoi Kapitolin