Policia ka arrestuar pronarin e një hoteli në Tiranë, i cili dyshohet se strehoi klandestinët e kapur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Kujtojmë se ishin 50 sirianë që mbrëmë tentuan të nisen me gomone drejt Italisë, por u shpëtuan nga policia në mes të detit, ku dallgët u rrezikuan jetën.
Emri i biznesmenit me inicialet F.D është përmendur në dëshmitë e klandestinëve, ndaj edhe u bë arrestimi i tij, ku hetuesit presin të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të bëjnë të mundur edhe identifikimin e trafikantëve.