Skllavëria e madhe dixhitale

0
This image has an empty alt attribute; its file name is oruell.jpg

“Rrjeti duhej të ishte atdheu modern i lodrave. Në realitet kjo hiperdemokraci po na çon në ekstremin e kundërt”- Olivier Babeau për çrregullimin e ri teknologjik e moral.

Il Foglio

Një shoqëri organizohet mbi tri lloje marrëdhëniesh: shkëmbimin tregëtar në një ekonomi tregu; kufizimin social, që bazohet mbi profesionin e ushtruar dhe mbi nivelin e pasurisë, dhe aksesin në dije, që bazohet mbi sistemmin arësimor dhe mbi qarkullimin e informacioneve. Revolucioni dixhital do të duhej të ishte ilaçi universal në këto tri zona, duke e rritur konkurrencën, duke promovuar shkëmbimin, duke zgjeruar dhe pasuruar raportet personale, duke vënë në dispozicion të të gjithëve një masë të konsiderueshme dijesh dhe duke mundësuar që të ngrihet niveli kulturor i popullsisë. Në të vërtetë, teknologjitë e reja që zhdukin distancat kanë thelluar ndarjet, “kapitalizmi konjitiv” ka bllokuar shkallën e lëvizsshme sociale dhe ka rritur hendekun kulturor, “GAFA” (Google, Apple, Facebook, Amazon) ka krijuar një monopol të pafundëm ekonomik dhe ideologjik, popullsia ka ardhur duke u izoluar gjithnjë e më shumë dhe urrejtja ka përjetuar një rritje eksponenciale. Është Le nouveau désordre numérique, libri i fundit i Olivier Babeau, intelektual liberal, themelor të Institutit Sapiens, Docent i Ekonomisë në Universitetin e Bordeaux dhe editorialist tek “Les Echos”.

“Dixhitalja ka mundësuar një agregim të paprecedent të dhënash, personash dhe opinionesh”, tregon Babeau për “Il Foglio”. “Duke hequr barrierat teknike e fizike ndaj komunikimit, ka shkaktuar akumulimin e çfrenuar të pushteteve ekonomike dhe pozicioneve sociale. Në një shoqëri të dijes, ku punëtori duhet të jetë komplementar i një inteligjence artificiale që merr lehtësisht të gjitha detyrat jo transversale, shfaqen dy kategori: nga njëra anë, punëtorët e mirëpaguar dhe hiper të lidhur; nga ana tjetër, ata dijet e të cilëve nuk janë më të domosdoshme. Nga njëra anë ata që janë gjithçka. Nga ana tjetër ata që janë asgjë. Shoqëria tradicionale “me diamant” po zhduket në favor të një shoqërie “me klesidër”. Sa më shumë të dy botët janë të ndara, aq më pak e konceptueshme do të jetë për një anëtar të klasave inferiore që të arrijë ekstremitetin tjetër e spektrit social”.

Interneti e ka tradhëtuar vokacionin dhe manifestin fillestar të tij. “Do të duhej të çonte në një botë të unifikuar dhe barazitare. Do të duhej të anullonte diferencat. Duke i hapur dyert novatorizmit, mobilitetit social dhe kuptimit, do të duhej t’i jepte çdo kompanie, individi dhe vendi mjetet për emancipimin dhe zhvillimin e vet. Çfarë zhgënjimi! Gjithçka vetëm një klik larg. Por, për shembull, dija nuk është lehtësisht e aksesueshme. Teknologjia dixhitale ka abroguar ndërmjetësit, por ka ngritur barriera të mëdha që ndajnë në dysh botën. Kemi një ndarje ku prisnim unifikimin dhe parathënien e Messia së Händel, i cili citon Profetin Isaiah: “Çdo luginë të mbushet, çdo mal e kodër të rrafshohet”. Interneti bën saktësisht të kundërtën: thekson dominimet dhe zvogëlimin e kujt është i nënshtruar”.

Ndërkohë rrjetet sociale e ekstremizojnë debatin. “Modernizimi aq shumë i celebruar në lashtësi, tendenca ndaj qendrës dhe marxhinalizimit të ekstremeve po venitet përballë një triumfi spektakolar të arrogancës në të gjitha fushat. Nuk është më eksesi dioniziak, i kundërbilancuar nga Apolloni, aq shumë i adhuruar nga grekët e lashtë, por harresa e limiteve. Në dialogun e tij mbi ligjet ideale të një qytet, Platoni ja kushton fillimisht “Zeusit mbrojtjës të pikave të referimit”. Gurthemeli është “ai gur i vogël që ndan kufirin midis miqësisë dhe urrejtjes”. Pa limit, nuk ka formë apo unitet. Sot jetojmë në një krizë limitesh: idetë lëvizin me shpejtësinë e dritës, vëmendja jonë tërhiqet vazhdimisht nga notifikime të paprera, kapitalizimet e tregut po arrijnë maksimummet historike… E gjitha kjo po e trondit trurin tonë, ekonominë tonë dhe institucionet tona”.

Lulëzon konformizmi dixhital, një kërcënim për shoqërinë e hapur. “Të konceptuar si vende emancipimi, rrjetet sociale po bëhen makina prodhimi mendimi ekstrem, të marxhinalizojnë sfumatura. Minorancat organizohen në tufa për t’u mbyllur gojën opozitave. Hipeer – demokracia e prodhuar nga teknologjia dixhitale nuk ka sesi të mos çojë në ekstremin tjetër: diktatura. Të dy polet do të bashkohen në të njëjtën shtypje të së drejtës të pronësisë dhe të vullnetit individual. Diktatura e së Mirës do që të gllabërojë gjithçka ndodhet brenda rrezes së saj. Në librin e tij Liberal Fascism and the Tolerance Myth, Andy Brown denoncon me forcë përmbysjen e habitshme për të cilën një korrent mendimi i lindur nga një kundërvënie me dogmat konservatore ka arritur të mishërojë një formë të re ortodoksie. Në praktikë, toleranca është bërë një lloj antishprehje, si Ministria e së Vërtetë tek 1984 apo demokracia në Kinë. Nuk është më e konceptueshme të bëhet një diskutim kundër mendimit mbizotërues. Çdo debat skualifikohet menjëherë. Të dyshosh do të thotë të kundërvihesh.

Të vësh në diskutim do të thotë të kritikosh. Gradualisht diskutimet progresiste janë bërë një arsenal që pretendon të ndalojë çdo diskutim alternativ. Policia e mendimit pretendon të qeverisë gjithçka, të rishkruajë historinë, të fshijë faktet e sikletshme. Realiteti kërkohet që t’i nënshtrohet hegjemonisë morale të momentit. Shkencës i kërkohet që të bashkëpunojë, të konfirmojë ose të heshtë. Edhe ortografia duhet se vuan pasojat më të këqija me qëllim që të bëhet “përfshirëse”, anipse nënkupton të trondisë fjalën. Është pikërisht ky interesi i dhënies prioritet mesazhit ideologjik të formës karshi përmbajtjes. Progresizmi dhe shpura e tij e “luftëtarëve të drejtësisë” po përgatisin në mënyrë të pavullnetshme regresione të tmerrshme”.

Kontradiktat janë të qarta për të gjithë, të paktën për atë dëshiron të shikojë: “Indinjatë me gjeometri variabël, censurë në emër të lirisë, përjashtim në emër të përfshirjes, diskriminim në emër të luftës kundër diskriminimit… Ajo që njëherë e një kohë quhej korrektësi politike vazhdon të lulëzojë në rafinime të padëgjuara, duke u përthyer drejt infinitit me urdhëresat e saj të reja morale. Vegjetarianë, antispecistë dhe “ultrasë” të tjerë të progresizmit të ri po çojnë në një luftë gjuhësore tmerrësisht efikase, duke arritur të imponojnë fjalorin e tyre. Ky radikalizim nuk është rezultati natyror i dinamikës barazitare, por dekadenca e tij. Obsesioni progresist është sinjali paradoksal i ezaurimit të dinamikës së të drejtave të njeriut të udhëhequr nga Iluminizmi. Duke kulmuar në një intolerancë pikëpamjesh saktësisht si ajo nga ku shekuj më parë donte të çlironte njerëzimin, progresizmi fanatik shënon dekompozimin e Iluminizmit në vend se të shënojë perfeksionimin e tij”.

Një intolerancë që transformohet me shpejtësi në dhunë: “Jetojmë në një epokë ku konfederatës franceze të kasapëve i duhet të kërkojë mbrojtjen e policisë prej dhunës së grupeve të vogla vegjetariane”.

Ekstremizmi progresist është vetëm jehona e ekstremizmit konservator. “Ndajnë të njëjtën siguri kokëfortë e mishërimit të së Mirës në përjashtin të çfarëdo sistemi tjetër moral, të njëjtën dhunë përballë çdo lloj forme debati. Ndërsa përqëndrohemi mbi largimin e shenjave të fundit të patriarkatit, liria për të bërë dhe për të thënë gjithçka dëshirohet është objekt sulmesh të paprecedent. Një e shkruar përfshirëse dhe stigmë tashmë pervazive e “cisgender jo të racializuar” janë fitore simbolike që maskojnë rënien objektive e statusit femëror dhe të respektit reciprok. Zhurma e këtyre pseudo avancimeve fsheh një muzikë shqetësuese. Për shkak se themelet e standardeve tona kulturore janë të minuara nga kulturat e reja, besojmë se kemi gjetur një rrugëdalje të shkurtër në ngritjen gjithnjë e më urgjente të shigjetave spektakolare barazitare”.

Paradoks: “Sa më shumë arësyetojmë lidhur me barazinë tonë dhe sa më shumë i sofistikojmë mekanizmat tona të ekuivalencës, aq më shumë dobësia e sistemit tonë të vlerave bëhet e qartë, duke u dridhur përballë armiqve të deklaruar. Ndjeshmëria ekstreme ndaj gjithçkaje që mund të sugjerojë rendin e vjetër të shoqërisë dhe ndaj mekanizmave të gjithëpranishme të supozuara të shtypjes është e krahasuesheme një arrati të mrekullueshme nga realiteti”.

Kina dhe diktaturat e tjera kanë qenë shumë më të zgjuara dhe dinake në përdorimin e revoluconit dixhital për të fortifikuar distopitë e tyre. “Përballë tekno – diktaturave cinike dhe metodike, demokracitë nuk vuajnë vetëm nga një deficit politik testosteroni. Nuk janë të prekura vetëm nga paaftësia për të vendosur dhe nga mungesa e ambicies. Sëmundja është shumë më e thellë. Nuk është vetëm një inferioritet kalimtar, që do të ishte mungesa e një kthese teknologjike, por një mazokizëm që na çon në një spirale autoironie. Është Sindroma e Münchhausen, një sëmundje psikiatrike shumë e rëndë, ku pacienti sajon sëmundje fizike që ai/ajo nuk i ka për të siguruar vëmendje dhe dhembshuri. Kjo është pikërisht sëmundja nga e cila vuajmë. E kalojmë kohën duke u ankuar për krime imagjinare dhe duke ekzagjeruar difektet tona. Vendet perëndimore janë të zhytur në histerinë e viktimizimit. Teknologjia dixhitale u ka dhënë këtyre impulseve të sëmura një dimension jashtëzakonisht të rëndë. Po bëhemi demokraci kaotike të paafta që të reformohemi përballë tekno – diktaturave rregullisht si Formula 1”.

Duket se ky revolucion dixhital është i papërshkueshëm nga çfarëdolloj diskutimi lidhur me fenë, kulturën, identitetin. “Ndjesia ime është se revolucioni dixhital nuk i injoron vlerat tradicionale. Përkundrazi, është i obsesionuar prej tyre. Ofron një teleologji alternative. Promovon ardhjen e një feje të re, që si çdo fe konceptohet si kulmi, tejkalimi dhe anullimi i të gjitha të mëparshmeve. Tirania e të pastërve nuk ka të bëjë vetëm me futjen e standardeve të reja. Objektivi kryesor i saj është që të shkatërrojë rendin e vjetër. Siguron një damnatio memoriae, një çrrënjosje të kujtesës metodike të asaj që na ka krijuar. Diktatura e pastërtisë është e mishëruar në mënyrë spektakolare në një formë ekologjie të tërbuar, krejtësisht e krahasueshme me ata revolucionarë promotorë të zgjidhjeve më radikale. Askush nuk mund të jetë kundër progresit pa qenë një lloj armmiku i njerëzimit. Njëlloj si feja, progresizmi ka dogmat, klerikët, tribunalët, shkishërimet dhe turrat e drive të tij. Njëlloj si një fe, nuk është aty për t’u përballur me realitetet dhe përshtatur me to, në ndryshim nga shkenca, por, përkundrazi, për ta diktuar realitetin, për të imponuar interpretime.

Njëlloj si një fe, e sheh vetëveten si besimin e vetëm të veërtetë dhe e konsideron në gabim pjesën tjetër të botës. Njëlloj si një fe, progresizmi beson dhe shtrëngimi, nganjëherë edhe dhuna, është thelbësore për të garantuar përhapjen e bindjeve të tij. “Progresizmi” nuk është ose nuk është më preferenca për progresin teknologjik. Është moralitet i pastër. Prapa kësaj fjale, duhet të kuptojmë dëshirën sistematike për të shkulur pjesën më të madhe e mënyrave të vjetra, të konsideruara të sëmura. Progresizmi është denoncimi i “marrëdhënieve dominuese” të gjithëpranishme. Fjalë, libra, institucione, veshje: gjithçka duhet rishkruar, ndryshuar, rishpikur, shtypur, për t’i lënë vend një modernizmi të lirë nga gjithë këto njolla. Progresizmi pohon se është maja e logjikës demokratike. Me metodat dhe programin e tij, në fakt i është mohimi. Rrobat e reja që pohon se i vesh demokracisë janë në realitet vetëm qefini i saj”.

Siç ndodh shpesh, letërsia zbulon një shije paraprake të realitetit. “Sot jemi të gjithë si Pinoku në Atdheun e Lodrave. Magjia e ekonomisë së tregut të bazuar mbi konsumin masiv është mallkimi i tij. Gjithçka është bërë për t’i kuptur dëshirat tona dhe plotësuar ato, në rast se i kemi mjetet. Shekulli i XX, me marketingun triumfues dhe entuziazmi publicitar të tij, i ka të gjitha teknikat për ta manipuluar sjelljen tonë. Dora dorës që kuptojmë më shumë sesi punon truri, këto teknika mund të bëhen më efikase. Rivaliteti midis kompanive për të fituar një vend në trurin tonë, për të tërhequr një thërmijë të vëmendjes tonë, është gjithnjë e më e fortë. Në këtë lojë infiltrimi në mendjet tona, do të bëhen mrekullisht efikase. Sot, një konsumator është si Uliksi në anijen e tij. E di se do të kalojë nëpërmjet shkëmbit të sirenave, të clat do të kërkojnë ta megjepsin për ta gllabëruar më mirë, por përpiqet t’u rezistojë. Ama si të jesh i shurdhër përpara këtyrre sirenave, kënga e të cilave është e parezistueshme? Vetë Odiseu i ka kërkuar ekuipazhit të tij që ta lidhnin pas direkut të anijes në mënyrë që të mos hidhet. Kush do të na vijë në ndihmë për të mos u nënshtruar? Aftësia e rezistimit ndaj presionit dhe manipulimit është një prej sfidave të mëdha të shekullit. Duhet të gjejmë mënyrën që t’i rezistojmë sulmit të pafundëm të notifikimeve. Duhet të rifitojmë aftësinë tonë të përqëndrimit. Kush do të ketë forcën për t’u rezistuar mirazheve të realitetit virtual, domosdoshmërisht njëmijë herë më i përsosur se realiteti jonë? Mund t’i frikësohemi një braktisjeje masive të individëve që do të heqin dorë nga kjo jetë për t’u bërë një lloj të vdekurisht të gjallë, të lidhur me fluksin e imazheve, tingujve dhe ndjesive artificiale”.

Nëse ky revolucion do të ketë sukses të plotë, atëhere me çfarë shoqërie do të duhet të përballemi? “Polarizimi i botës është një plagë e hapur”, konkludon Babeau. “As ekonomia, as shoqëria, as politika nuk mund të jetojnë në mënyrë harmonike në këtë ekuilibër të sëmurë. Nëqoftëse nuk do të dimë si t’i ndryshojmë instituvionet tona, të shfrytëzojmë pushtetin prometeik e teknologjive të reja, ta ndihmojmë shoqërinë që të fitojë ekuilibra të rinj dhe njerëzimit që të farkëtojë një identitet të ri, atëhere rrezikojmë që ttë shpërthejmë dhunën. Spazmat politike do të çonin në episode të reja totalitarizmi edhe më të forta se ato që ka njohur shekulli i XX, pasi do të kenë mbështetjen e madhe të teknologjisë për të na kontrolluar”.

Përballë kësaj mbytjeje të pasmodernizmit, i paaftë që të mbajë premtimet e lumturisë, të vjen në mendje një shprehje e filozofit dhe shkrimtarit rus Nikolai Berdjaev: “Utopitë duket se janë shumë më të realizueshme nga sa besohej më parë dhe aktualisht gjendemi përballë një pyetje shumë më të frikshme: si të shmanget realizimi i tyre dhe të kthehet në një shoqëri më pak utopike dhe më pak të “përsosur”, por më të lirë?”.

Artikulli i mëparshëmSa kushton pjesëmarrja në kryengritjen e Kapitolit? TWP: Dënimi, 20 vite burg!
Artikulli i radhësShpërndarja e avashtë në Europë – Sa njerëz e kanë bërë vaksinën?