Fiskalizimi, publikohet platforma e “helpdesk”

0

Procesi i Fiskalizimit ka filluar prej datës 1 Janar 2021. Të gjitha transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G do të fiskalizohen.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar se ka ndërtuar platformën për menaxhimin e pyetjeve/problematikave mbi procesin e Fiskalizimit.

Kjo platformë do të jetë funksionale duke filluar nga data 8 Janar 2021 e publikuar në faqen zyrtare të Tatimeve http://helpdesk.tatime.gov.al.

Aty do të gjeni një seksion të dedikuar për çdo pyejte lidhur me zbatimin sa më korrekt të procesit të Fiskalizimit.

Tatimpaguesit mund të përcjellin çdo problematikë të konstatuar mbi mënyrën e funksionimit, duke synuar që Adminsitrata Tatimore me shumë transparencë dhe përgjegjësi maksimale do të jetë në dispozicion për kthim përgjigjeje gjatë ditëve të punës brenda 24 orëve.

Artikulli i mëparshëmAeroporti, Shqipëria rrit tarifat e terminalit për 2021
Artikulli i radhësOferta e lartë me prodhime vendase dhe kërkesa e ulet frenuan inflacionin në dhjetor, rritja 1.1%