Ava Max bëhet brune dhe të gjithë sytë nga ajo

0
Ava Max bëhet brune dhe të gjithë sytë nga ajo

Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare Ava Max, ngelet një nga emrat më të sukesshëm në botën e muzikës.

Ajo njihet për stilin e veçantë-eksperimental dhe pamjen e saj mjaft tërheqëse, por së fundmi, përsëri, Ava Max i bëri të gjithë të kthejnë sytë nga ajo.

Shqiptarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është kthyer në brune dhe këtë look të ri, nuk vonoi ta ndante me ndjekësit, në llogarinë e saj në Instagram.

Ndryshimi ishte drastik, ndaj nuk kaloi pa vëmendje, pasi këngëtarja më parë mbante flokë biondë të çelur.

“E zeza e Amandës”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e këtyre fotografive, të cilat kanë marrë një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh nga ndjekësit.

Artikulli i mëparshëmAlegri në krye të listës së kandidatëve për stolin e Chelseat
Artikulli i radhësStudimi tregon rezultate tronditëse: Sa të varur jemi nga celularët