Skënder Brataj jep lajmin e rëndësishëm: Ja kur hiqen përfundimisht masat kufizuese në Shqipëri

0
Skënder Brataj jep lajmin e rëndësishëm: Ja kur hiqen

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se masat kufizuese në Shqipëri do të hiqen përfundimisht vetëm kur të bëhet e mundur arritja e imunitetit të tufës për COVID-19.

“Përfundimisht do të hiqet vetëm kur do të bëhet imunizimi i tufës, pra 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen. Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundviti dhe tamam do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen. Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e vet pasi nuk po na mbërrin gripi akoma. Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën. Vaksina vërtet është fillimi i fundit të pandemisë por sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë”, tha Brataj për Report Tv.

Artikulli i mëparshëmBardh Spahia i jep mesazhin e fortë Ramës dhe paralajmëron ndryshimin e madh
Artikulli i radhësËshtë në kërkim nga policia, krimineli merr qindra oferta nga vajzat: Hajde në shtëpinë time…