Nxënësit e shkollave të moshave 14-vjeçarje e shikojnë punën e seksit si një mundësi të lehtë për të bërë para. Është ky shqetësimi më i fundit që ka ngritur një eksperte në Britaninë.
Autorja e librit bestseller “Generation Z, Their Voices, Their Lives”, Chloe Combi tha për mediat se gjithnjë e më shumë të rinjtë po tundohen nga këto shërbime, ose të postojnë imazhe seksuale në website të ndryshme në këmbim të parave.
Sipas saj, teknologjia dhe mediat janë arsyet se pse puna e seksit është bërë normale edhe për adoleshentët.
“Një aplikacion seksi është njësoj i aksesueshëm si një aplikacion lajmesh. Personazhe të njohur që hapin llogari në faqe si OnlyFans raportohen në gazeta të ndryshme e ata shesin akte seksuale dhe imazhe në këmbim të parave.
Po flas për vajza të reja të cilat mendojnë se është ide e mirë dhe janë shumë të vetëdijshme që mund të bëjnë para nga fotot e seksit.
Kam folur me shumë vajza në këtë pozicion. Shumë fëmijë po përpiqen që t’i hyjnë punës së seksit. Kjo për shkak se ata janë te ekspozuar në mënyrë normale dhe të glorifikuar nga mediat e teknologjia”, tha ajo.
Problemi përkeqësohet nga kontrollet minimale që u bën këtyre website-ve sipas ekspertes. Në shumë raste, të gjithë adoleshentët kanë nevojë vetëm të klikojnë diku dhe të postojnë imazhe seksuale.
Zakonisht ka burra në moshë të madhe që shënjestrojnë pikërisht të rejat. Për shembull studentët të cilët kanë nevojë për të mbuluar shpenzimet e universitetit. The Mirror shkruan se studentët mund të përfitojnë deri në 3000 Paund për shkak të kësaj pune.
“Instagrami po bëhet si tutori i botës. Kur rekrutuesit ofrojnë 20 mijë Paund në muaj, 16-vjeçarët do të tundohen. Po bëhet pjesë normale e këtij sistemi. Pse të dërrmosh kurrizin, kur mund të zhvishesh për para?”, tha Combi.
Ekspertja intervistoi një studente e cila merrte deri në 1000 Euro për shkak të punës që bënte në këtë industri. Ajo tregoi se i kishte hyrë kësaj pune për të mbështetur familjen e saj. E reja ka treguar se nuk e ka pasur të vështirë për të hyrë në këto website.
“Janë të shumtë studentët në të njëjtën situatë si Grace dhe kërkojnë punë të tillë për shkak të problemeve financiare”, shkruan The Mirror.
Sipas ekspertes, ky problem duhet diskutuar gjerësisht, sidomos në shkolla. Sipas saj, edukimi seksual në shkolla duhet të përfshijë informacion të qartë dhe të pastër rreth rreziqeve dhe pasojave nga postimi i fotove seksuale në platformat online.