Duket se te Real Madridi janë në formë më mirë se kushdo tjetër që po shkon drejt merkatos verore me mendimin për tu përforcuar.
Los Blancos janë shumë të fortë financiarisht dhe po përballen mirë me krizën e shkaktuar nga coronavirusi, pasi kanë shumë lojtarë të regjistruar në librat e tyre.
Edhe pse me siguri nuk do të ketë shumë nënshkrime me para të gatshme këtë vit, të kesh shumë lojtarë në dispozicion për t’i ofruar si për shkëmbim ashtu edhe në huazim është një gjë e mirë.
Real Madridi në skuadrën e ekipit të parë kanë 36 lojtarë që do të mund të llogarisë sezonin e ardhshëm, pasi kanë kontrata me ta.
Klubi po mendon që të shkurtojë këtë skuadër dhe do të duhet të negociojë për 15 shitje, huazime ose shkëmbime gjatë merkatos së ardhshme.
Derën e hapur për largime
James Rodriguez, Gareth Bale, Brahim Diaz dhe Mariano Diaz janë gati të largohen nga klubi në të ardhmen e afërt, pasi kanë mbetur jashtë planeve të Zinedine Zidane këtë sezon.
Sa për ata që janë tashmë me huazuar, si Achraf Hakimi, Dani Ceballos, Sergio Reguilon, Oscar Rodriguez, Jesus Vallejo, Borja Mayoral dhe Takefusa Kubo, mund të shiten ose të huazohen përsëri.
E ardhmja e Martin Odegaard është më e qartë. Ai ende ka mundësinë e një viti tjetër për huazim te Real Sociedad, ose të ri-bashkohet me skuadrën e Real Madridit që tani.
Achraf, Ceballos dhe Reguilon do të ishin shënjestra për shumë klube të tjera të mëdha dhe mund të përdoren si ‘xhokera’ nga Real Madridi i Florentino Perezit.
Për më tepër, ka lojtarë që janë afër fundit të ciklit të tyre në Santiago Bernabeu, si Marcelo, i cili ka humbur vendin e tij në ekip nga Ferland Mendy. Braziliani po tërheq interesimin e Juventusit.
Bashkatdhetari i tij, Reinier Jesus i ardhur së fundmi, do të shkojë në huazim.
E tillë është situata me numrat në skuadrën e Real Madridit, ku klub mund të shes disa lojtarë për një ardhje të re.
Fuqia shpenzuese
Për dallim nga Barcelona dhe Atletico Madridi, Los Blancos do të jetë në gjendje të shpenzojë sasi relativisht të mëdha parash në afatin kalimtar.
Nëse tregu bie në vlerë, siç po parashikohet, atëherë Real Madrid mund të joshet që të lëvizë për lojtarët si Erling Haaland, Eduardo Camavinga dhe Paul Pogba nëse çmimi i tyre është i ulët.
Kylian Mbappe do të duhet të presë një vit tjetër.