21 kg drogë në çanta, pranga 2 shqiptarëve në kufirin e gjelbër me Greqinë

0

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Dy të arrestuarit janë kapur me 21 kg drogë me vete në çantat e shpinës, në kufirin e gjelbër me Greqinë. Të arrestuarit janë R. N., 41 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë dhe I. M., 54 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Ndërkohë,  Policia po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Artikulli i mëparshëmAmbasadori amerikan në Kosovë kujton masakrën e Reçakut: Jemi të përkushtuar për të garantuar drejtësi për familjet e viktimave
Artikulli i radhësJennifer Lopez tregon sekretet e bukurisë së përjetshme