Historia e çuditshme: Pse autoritetet australiane duan të vrasin një pëllumb që erdhi nga Amerika?

0

Një pëllumb që udhëtoi përtej Oqeanit Paqësor duhet të vritet pasi ka shkelur rregullat e rrepta të karantinës së Australisë.

Zogu thuhet se u zhduk gjatë një gare në shtetin amerikan të Oregonit në fund të tetorit, përpara se të shfaqej në Melburn gati dy muaj më vonë.

Por zyrtarët thonë se pëllumbi, i quajtur Joe, përbën një “rrezik të drejtpërdrejtë të biosigurisë” për popullatën e zogjve dhe industrinë e pulave në Australi.

Zogu do të kapet dhe eutanizohet.

Banori i Melburnit, Kevin Celli-Bird thotë se e gjeti pëllumbin në kopshtin e tij më 26 dhjetor.

“Ai ishte goxha i dobët, kështu që unë shtypa një biskotë të thatë dhe e lashë për të,” tha ai për AP.

Disa kërkime në internet e çuan Celli-Bird në zbulimin se zogu, i cili u regjistrua tek pronari në Alabama, u pa për herë të fundit gjatë një gare pëllumbash në shtetin perëndimor të Oregonit të SHBA.

Por pasi lajmi për paraqitjen e Joe doli në titujt kryesorë të Australisë, Celli-Bird u kontaktua nga zyrtarë të shqetësuar për kërcënimin e infeksionit.

Pëllumbi nuk është kapur ende, por Ministria e Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se do të duhet ta bëjë eutanizimin e tij për shkak të rrezikut të infektimit të zogjve vendas.

“Pavarësisht nga origjina, çdo zog i zbutur që nuk ka përmbushur statusin shëndetësor të importit dhe kërkesat e testimit nuk lejohet të mbetet në Australi,” tha një zëdhënës i departamentit.

“Rezultati i vetëm i mundshëm për menaxhimin e rrezikut të biosigurisë është shkatërrimi njerëzor i zogut.”

Nuk është e qartë se si zogu arriti të kalonte 8,000 milje nga bregu perëndimor i SHBA në Australinë e Jugut, por zyrtarët besojnë se ai ndoshta qëndroi në bordin e një anije mallrash.

Megjithëse është e mundur të sjellësh pëllumba legalisht në Australi, procedura është e vështirë dhe mund të kushtojë dhjetëra mijëra dollarë dhe asnjë nuk është importuar legalisht nga Shtetet e Bashkuara për më shumë se dhjetë vjet.

Pëllumbi Joe nuk është shpendi e parë që përballet me probleme për shkak të ligjeve të rrepta të Australisë për importin e kafshëve.

Ky lajm bëri jehonë edhe në rrjetet sociale, përdoruesit e Twitter shkruajnë se pëllumbi duhet të ruhet.

Lajmi erdhi se unaza në këmbën e tij ishte e rreme, dhe se ky nuk ishte një zog që kishte fluturuar nga Amerika. Të tjerët bëjnë shaka duke thënë se pëllumbi duhet të futet në karantinë për 14 ditë dhe atëherë gjithçka do të jetë mirë.

Artikulli i mëparshëmFOTOT: “Puna nga shtëpia” e princit të Arabisë Saudite
Artikulli i radhësTronditëse: Nëna vret 3 fëmijët e saj 3, 5 dhe 7 vjeç