Borussia Dortmund nuk arriti që të marrë më shumë se një barazim ndaj Mainzit 05.
Verdhezinjtë barazuan me vështirësi 1-1 në sfidën e javës së 16-të në Bundesliga.
Dortmund e nisi mirë ndeshjen, ku Erling Haaland shënoi në minutën e 2′ por që goli u anulua nga sistemi VAR. Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në fraksionin e dytën të lojës, ishte Mainz që rrezikon dhe kalon në avantazh me anë të Oztunali në minutën 57′ të ndeshjes.
Thomas Meuner i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 73′. Pastaj, u akordua penalti në favor të Dortmundit, por ishte Marco Reus i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja përfundoi n barazim, tani Dormund qëndron në vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa Mainz 05 në vendin e 17-të me 7 pikë.